Zyrtare: Fletcher kalon në Stoke City (Foto)
Darren Fletcher ka kaluar në Stoke City, transmeton Periskopi.
Ish mesfushori i Manchester United ka kaluar nga WBA në Stoke City pas dy vitesh qëndrimi në The Hawthorns.
Fletcher nuk arriti të nënshkruajë kontratë të re me WBA për shkak se drejtuesit e klubit nuk i ofruan kontratë dy vjeçare dhe ky vendim nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit Tony Pulis.
“Jemi të lumtur t’iu tregojmë se kemi nënshkruar marrëveshje dy vjeçare me Fletcher”, thuhet në njoftimin e klubit anglez. /Periskopi/




