Zyrtare: Fqinjët e Kosovës i bëjnë ofertë Jose Mourinhos
Ekipi i ligës së tretë të Maqedonisë, Osogovo ka bërë ofertë zyrtare për trajnerin Jose Mourinho.
Ky i fundit pak ditë më parë u shkarkua nga posti i trajnerit tek Manchester United, teksa kanë filluar edhe ‘hajgaret’ me portugezin, transmeton Periskopi.
Një nga to ka qenë edhe ekipi kampion maqedonas, që sezonin vjeshtor e ka përfunduar në vendin e parë në ligën e tretë – Lindje.

Ata përmes llogarisë zyrtare në Twitter i kanë kërkuar portugezit të merrë drejtimin e skuadrës së tyre, duke aluduar në dështimin që pati në aventurën në Old Trafford.
“Jose Morinho ejani tek ne! Ju nuk keni asgjë për të humbur, natyrisht, ne jemi kampionë, të paktën ju do të mësoni gjuhën maqedonase”, shkruan klubi në Twitter.

Përveç Osgovo, edhe ekipi argjentinas Boca Juniors ka bërë ofertë për Mourinhon, i cili spekulohet se mund të rikthehet te Real Madrid. /Periskopi



