Zyrtare: Futbollisti i njohur nënshkruan me Chelsean
Lajmi është konfirmuar nga vetë faqja zyrtare e klubit nga Stamford Bridge.
Spanjolli ka nënshkruar kontratë të re, e cila e mbanë atë te kjo skuadër deri më 2020.
Ndërsa, veta ai u shpreh i lumtur për vënien e firmës në fletë.
“Unë jam shumë i lumtur që kam nënshkruar kontratë të re. Që kur kam ardhur këtu objektivi im ishte që të përparojë si lojtar dhe të fitojë trofe. Kontratë e re më jep mundësinë për të vazhduar marrëdhënien time me klubin”, ka deklaruar Azpilicueta. /Periskopi.com



