Zyrtare: Gattuso i jep lajmin e keq tifozëve të Milan

Zyrtare: Gattuso i jep lajmin e keq tifozëve të Milan

Trajneri i Milan, Gennaro Gattuso ka konfirmuar se Gonzalo Higuain është larguar nga ‘Rossonerët’. 

Sulmuesi argjentinas ishte i lidhur qysh nga vera me transferimin te Chelsea, por për shkak të disa mosmarrëveshjeve tek klubi londinez ai kaloi te Milan, përcjell Periskopi.

Por qysh në merkaton e janarit, ish sulmuesi i Juventus ka vendosur që të transferohet në Stamford Bridge.

Image result for Higuain chelsea

Këtë lajm e ka pranuar edhe Gattuso, që ka thënë se gjërat mund të shkonin më mirë.

”E pranoj vendimin e tij. Sigurisht, ne mund të kishim bërë më shumë dhe ndoshta mund ta ndihmonim që të përshtatej më shumë”, konfirmoi shkurt tekniku italian transferimin e Higuain te Chelsea.  /Periskopi

Shpërndaje në: