Zyrtare: Gerrard emërohet trajner tek Liverpooli

Zyrtare: Gerrard emërohet trajner tek Liverpooli

Ikona e klubit të Liverpoolit, Steven Gerrard, nga sezoni i ardhshëm do të jetë trajner i grupmoshave U-18

 Gerrard është zyrtarizuar trajner i të rinjve të Liverpoolit apo më saktë trajner i U-18, të cilët do t’i menaxhojë nga sezoni 2017/18.Në lidhje me zyrtarizimin e ish-mesfushorit anglez është deklaruar edhe klubi nga Merseyside, të cilët kanë konfirmuar vendimin e tyre, ku Gerrard do ta zëvendësojë në këtë post, Neil Critchley, i cili do të marrë menaxhimin e U-23.

“Liverpooli mund të konfirmojë se Steven Gerrard do të bëhet menaxher i U-18 në prag të sezonin 2017-18”, thuhet në konfirmimin e klubit të Liverpoolit.

https://twitter.com/LFC/status/857623919163056129?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fzyrtare-gerrard-emerohet-trajneri-liverpoolit-u-18%2F

Shpërndaje në: