Zyrtare: Gjilani emëron trajnerin e ri (Foto)
Alban Hyseni është trajneri i ri i Gjilanit
Arbnor Morina dha dorëheqje ditë më parë, derisa klubi nga Vala Superliga, sot ka emëruar Alban Hysenin në postin e kryetrajnerit, transmeton Periskopi.
Hyseni nesër do ta drejtojë skuadrën për herë të parë kundër Feronikelit.
Kujtojmë që, Alban Hyseni tërë karrierën e tij sportive ia ka kushtuar klubit të Gjilanit. /Periskopi/



