Zyrtare: Gjilani transferon Zabërgjen
Gjilani ka filluar të përforcohet për sezonin e ardhshëm, duke bërë transferin e radhës.
Ekipi bardhekuq ka transferuar mesfushorin Dior Zabërgja.
Lajmi konfirmohet nga faqja e përbashkët e Gjilanit dhe Skifterave në Facebook.
“KF Gjilani ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit te talentuar vushtrias Dior Zabergja”.
“22 vjeqari se fundmi ka mbrojtur ngjyrat e KF Vushtrise si dhe me heret ka qene pjese e KF Vellaznimit. Gjithashtu Zabergja ka qene pjese e pandashme e Perfaqsuese se Kosoves U21″, thuhet në njoftimin për shtyp.



