Zyrtare: Granit Xhaka nënshkruan kontratë të re me Arsenalin (Foto)

Zyrtare: Granit Xhaka nënshkruan kontratë të re me Arsenalin (Foto)

Granit Xhaka ka vazhduar kontratën me Arsenalin

Mesfushori i kombëtares së Zvicrës edicionin e kaluar ka luajtur në 38 ndeshje të Premier League me Arsenalin, dhe në 37-të prej tyre ka qenë startues, shkruan Periskopi.

Klubi anglez ka konfirmuar se Xhaka ka nënshkruar kontratë të re, por çuditërisht nuk ka zbuluar detaje se deri në cilin vit është e vlefshme kjo kontratë.

Trajneri Emery është i kënaqur që 25-vjeçari do të jetë pjesë e Arsenalit për një kohë të gjatë.

“Unë jam i kënaqur që Graniti ka vazhduar kontratën me ne. Ai është një lojtar i rëndësishëm i skuadrës dhe është ende i ri, kështu që do të jetë në gjendje të zhvillohet edhe më shumë,” ka thënë Emery. /Periskopi/

Shpërndaje në: