Zyrtare: Ibrahimovic merr vendimin sa i përket Kupës së Botës
Zlatan Ibrahimovic e ka konfirmuar që do të jetë pjesë e Kupës së Botës
Kampionati Botëror do të mbahet në Rusi dhe do të fillojë në muajin qershor, transmeton Periskopi.
Ibrahimovic ishte pensionuar kohë më parë nga Suedia, por shteti i tij arriti që të kualifikohet për në Botëror pasi eliminoi Italinë në play-off.
“Unë do të shkoj në Kupën e Botës,” ka thënë Ibra.
“Një Kupë e Botës pa mua nuk do të ishte Kupë e Botës,”. /Periskopi/



