Zyrtare: Ikën Jovetic, ky është ylli që do ta zëvëndësojë
Nerazzurët transferuan sipas Sky Sports, mesfushorin italian Roberto Gagliardini nga Atalanta në formë huazimi.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Di Marzio, i cili tashmë ka zbuluar se lojtari do ti kryej nesër testet mjekësore dhe do të nënshkruaj për Interin.

Roberto Gagliardini
Gagliardini do të huazohet te Interi për 2 mil euro, kurse Nerazzurët do të kenë një klauzolë për ta blerë kartonin e plotë të Italianit nga Atalanta për 20 mil euro.



