Zyrtare: Inter shkarkon trajnerin Stefano Pioli (Foto)

Zyrtare: Inter shkarkon trajnerin Stefano Pioli (Foto)

Inter ka shkarkuar trajnerin italian Stefano Pioli, shkruan Periskopi.

Inter, me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se Stefano Pioli nuk është më trajner i tyre.

Drejtuesit e Interit e kanë falenderuar Piolin për bashkëpunimin dhe përkushtim e tij për skudrën ziekaltërt gjatë këtyre gjashtë muajve sa ishte trajner.

Skuadrën deri në fund të sezonit do ta drejtojë Stefano Vecchi, që aktualisht është trajner i të rinjve të Interit. /Periskopi/

Shpërndaje në: