Zyrtare: Ismet Munishi bëhet trajneri i skuadrës së njohur kosovare
Siç edhe ka raportuar Periskopi, Ismet Munishi edhe zyrtarisht ka marrë drejtimin e Vëllaznimit të Gjakovës.
Ai në intervistën për Periskopin pati thënë se do takohet me presidentin Agim Cana për ta shpalosur projektin e tij, teksa marrëveshja është arritur edhe zyrtarisht.
44-vjeçari ka qenë edhe ish-futbollist i skuadrës gjakovare.
Synimi kryesor i Munishit sigurisht që do jetë rikthimi në Superligë me Vëllaznimin./Periskopi/



