Zyrtare: Ja çfarë vendimi merret për Kosovën në Rusi

Zyrtare: Ja çfarë vendimi merret për Kosovën në Rusi

Ministria e Jashtme e Rusisë i kishte kërkuar Kosovës që garueset e saja, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova të mos e përfaqësonin Kosovën me simbolet shtetërore por me flamurin e IJF-së.

Ndërkohë, sot, trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka konfirmuar në llogarinë e vet në Facebook se Kosova do të marrë pjesë në këtë Masters, duke u prezantuar e barabartë me shtetet tjera.

Ky është postimi i tij në Facebook:

Sporti mbi politikën

Kosova merr pjesë në Masters në Rusi.

Sot në mëngjes në një telefonatë në mes mikut tonë Kryetarit të IJF Marius Vizer dhe Kryetarit të FXhK Agron Kuka na u konfirmua pjesëmarrja në The best of the best në St.Petersburg!

Presidenti Vizer ishte njeriu që me angazhimin e tij dhe bisedat që kishte me njerëz nga Komuniteti sportiv por edhe politik të shtetit Rus përsëri bëri që Kosova të prezentohet e barabartë me shtetet tjera!

Faleminderim i madh të gjithë atyre që mundësuan të jemi të barabartë me shtetet tjera!

Me sport po thehen barrierat,në mungesë të Kampiones Olimpike e cila smund të marr pjesë në Masters në Rusi do na prezentojnë Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi!

Foto nga Vizita e fundit e Presidentit Vizer në Kosovë vitin e kaluar!” /Periskopi

Shpërndaje në: