Zyrtare: Ja kur luhen ndeshjet çerek-finale të Champions League
Sot në Nyon të Zvicrës u hodh shorti i Champions League, ku do të kemi disa ndeshje mjaftë interesante
Real Madrid dhe Juventus do të takohen përsëri në Champions League, për dallim me vitin e kaluar kur u përballen në finale, tani këto dy skuadra luajnë në çerek-finale, tranmeton Periskopi.
Uefa ka publikuar oraret e ndeshjeve çerek-finale.
Me datën 3 prill do të luhen sfidat e para, Juventus-Real Madrid dhe Sevilla-Bayern, ndërsa më 4 prill takohen Barcelona-Roma si dhe derbi anglez Liverpool-Manchester City.
Ndeshjet e kthimit do të luhen me 10 dhe 11 prill. /Periskopi/



