Zyrtare: Julen Lopetegui prezantohet si trajner i Real Madridit (Video)
Julen Lopetegui është prezantuar si trajner i Real Madridit
Klubi madrilen po mban një konferencë për media, ku ka prezantuar trajnerin e ri, shkruan Periskopi.
Lopetegui do ta drejtojë Realin në edicionin e ardhshëm, derisa kujtojmë që para dy dite ai ishte trajner i Spanjës, por ai u shkarkua pasi kishte pranuar ofertën për ta udhëhequr gjigantin spanjoll.
Lopetegui në të kaluarën ka qenë edhe lojtar i Realit dhe ka nënshkruar kontratë trevjeçare me ‘Los Blancos’. /Periskopi/



