Zyrtare: Juventusi e blen përfundimisht Douglas Costan
Juventus ka aktivizuar klauzolën prej 40 milionë euro dhe e ka blerë përfundimisht Douglas Costan nga Bayern Munich
Ylli brazilian u transferua te Juve verën e kaluar për gjashtë milionë euro në formë huazimi nga Bayern, por me opsion të blerjes në fund të sezonit për 40 milionë euro, shkruan Periskopi.
Juventusi sot ka blerë përfundimisht Costan, i cili ka nënshkruar me klubin italian deri më 2022.
“Juventus Football Club S.p.A. ka ushtruar të drejtën e opsionit për blerjen përfundimtare të lojtarit Douglas Costa de Souza nga FC Bayern Munchen AG për një shumë prej 40 milionë euro e cila do të paguhet për dy vite,” thuhet në njoftimin e klubit.
27-vjeçari shënoi 6 gola dhe dhuroi 14 asiste në 47 ndeshje me ‘Zonjën e Vjetër’ edicionin që shkoi. /Periskopi/
OFFICIAL: @DouglasCosta stays Bianconero through 2022 on a permanent deal from @FCBayernEN ➡ https://t.co/dxU6m2hNDW#ForzaJuve pic.twitter.com/B7WggI8YO3
— JuventusFC (@juventusfcen) June 7, 2018



