Zyrtare: Juventusi kompleton transferimin e Wojciech Szczescny
Portieri i Arsenalit, Wojciech Szczescny ka arritur në Torino për të kompletuar testet mjeksore dhe të kompletojë transferimin tek Juventusi.
Sezonin e fundit ai e kaloi si i huazuar te Roma, transmeton Periskopi.
Arritjen e futbollistit e konfirmoi klubi italian, i cili postoi një fotografi nën përshkrimin: “Shikoni se kush arriti”.
Polaku pritet të jetë zëvendësues i numrit një të Juventusit, Gigi Buffon. /Periskopi





