Zyrtare: Juventusi transferon mbrojtësin e Lazio-s
Juventusi ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit Martin Caceres nga Lazio.
Në konferencën e fundit të mbajtur nga klubi i Juventusit është bërë e ditur se Caceres do ti bashkohet kampionit italian deri në qershor të vitit 2019. Juventusi ka paguar 600 mijë euro për rikthimin e uruguaianit.
Uruguaiani ka luajtur për Juven në sezonin 2009-10, para se të kthehej dy vite më pas duke i fituar katër tituj të Serisë A.

Megjithatë, konkurrenca edhe lëndimet ia kanë parandaluar 31-vjeçarit zënien e një vendi titullar. Ai ka luajtur për Southamptonin, Veronën dhe Lazion.
Ai vjen për ta zëvendësuar Medhi Benatian, i cili e kompletoi kalimin në klubin nga Katari, Al-Duhail, të hënën mbrëma./Periskopi/



