Zyrtare: Kaq është dënimi për tifozët e Inter

Zyrtare: Kaq është dënimi për tifozët e Inter

Federata Italiane e Futbollit ka marrë vendim për incidentet e ndeshjes Inter – Napoli. 

Lega Serie edhe zyrtarisht ka marrë vendim që Inter dy ndeshjet e ardhshme do t’i zhvillojë pa tifozë në ‘Giueseppe Meazza’ plus një ndeshje shtesë pa tifozët ultras ‘Curva Nord’, përcjell Periskopi.

Kjo për shkak të thirrjeve raciste që bënë mbrëmë në drejtim të Kalidou Koulibaly, me ndeshjen që përfundoi 1 me 0 në favorin e ekipit të Spallettit.

Drejtori i Policisë së Milanos, Marcello Cardona fillimisht kërkoi që ‘Curva Nord’ të përjashtohet deri më 31 mars ose për pesë ndeshje, plus për një ndeshje të Kupës së Italisë.

Por kjo nuk ndodhi, pas vendimit të Legie Serie.

Lorenzo Insigne dhe Koulibaly nuk do të luajnë për dy ndeshje, për shkak se u ndëshkuan me karton të kuq gjatë ndeshjes. /Periskopi

Shpërndaje në: