Zyrtare: Klubi francez e prezanton në mënyrë fantastike nënshkrimin me Zenelin
Arbër Zeneli karrierën e tij do ta vazhdojë në Ligue 1 te skuadra e Stade de Reims.
Heerenveen ditë më parë bëri të ditur se 23 vjeçari do të udhëtojë për në Francë për të negociuar me Reimsin për kontratën e tij, transmeton Periskopi.
![]()
Marrëveshja është arritur dhe Zeneli është prezantuar si lojtari më i ri i klubit francez.
Një lëvizje e duhur apo jo mbetet të shihet në ditët e ardhshme, pasi ylli i Kosovës ishte në formë të shkëlqyeshme me ekipin holandez. /Periskopi
La nouvelle recrue rémoise démasquée… #Mercato pic.twitter.com/DbKmIzuHzv
— Stade de Reims (@StadeDeReims) January 26, 2019



