Zyrtare: Klubi kinez nënshkruan me objektivin e Jose Moruinhos (Foto)
Guangzhoi Evergrande ka nënshkruar me Anderson Talisca
Anderson Talisca ishte duke u kërkuar nga Jose Mourinho, por Benfica ka arrituar marrëveshje me klubin kinez, Guangzhou Evergrande, shkruan Periskopi.
24-vjeçari kaloi dy vite në huzaim te Besiktas para se të rikthehet te Benfica, që menjëherë e dërgoi në huazim përsëri, por kësaj radhe në Kinë.
“Guangzhou Evergrande edhe zyrtarisht njofton se ka arritur marrëveshje me brazilianin Anderson Talisca, i cili do të jetë me ne në formë huazimi për gjashtë muaj,” thuhet në njoftimin e klubit kinez.
“Së pari lojtari do t’i kryejë testet mjekësore në ditët në vijim dhe më pas do të udhëtojë për në Itali ku do t’i bashkohet klubit për përgatitjet për fazën e dytë të sezonit,”.
Talisca shkëlqeu në dy sezone me Besiktasin ku shënoi 37 gola në 78 paraqtije. /Periskopi/
Just a few weeks back he was saying he wanted to stay in Europe
Today Anderson Talisca joins Guangzhou
Football işte pic.twitter.com/b0FHs2yAVs
— Turkish Football (@Turkish_Futbol1) June 8, 2018



