ZYRTARE: Kombëtarja e Kosoves në basketboll ndeshjet si vendase në Eurobasket 2021 do t’i luajë në palestrën Minatori
Tashmë është zyrtare. Kombëtarja e Kosovës në basketboll kategoria meshkujt, ndeshjet si vendase në ParaKualifikimet për Eurobasket 2021 do t’i luajë në palestrën Minatori, shkruan Periskopi.
Kjo është një ndër palestrat më të vjetra në Kosovë por që është rinovuar së fundi. Rinovimi kishte zgjatur tepër shumë kohë.
Ndryshe, Minatori është palestra e ekipit mitrovicas të quajtur Trepça.



