Zyrtare: Kombëtarja Shqiptare humb një person të madh

Zyrtare: Kombëtarja Shqiptare humb një person të madh

Paolo Tramezzani ka zgjidhur kontratën me Shqipërinë dhe do të vijoj një aventurë të re në Zvicër me skuadrën e Luganos.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në internet, Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar divorcin me teknikun.

Njoftimi i plotë i FSHF-së:

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se ka zgjidhur sot kontratën me Paolo Tramezzani-n, zv.trajnerin e Kombëtares së futbollit dhe drejtor teknik i kombëtareve të moshave.

Me këtë rast, Federata Shqiptare e Futbollit falënderon Tramezzani-n për punën e bërë gjatë këtyre viteve me ekipin kombëtar dhe kontributin e dhënë për ngjyrat kuqezi. Njëkohësisht, Federata i uron atij suksese në të ardhmen.

Shpërndaje në: