Zyrtare: Kompany rinovon kontratën me Bayern Munich deri në vitin 2029
Bayern Munich njoftoi zyrtarisht se ia ka zgjatur kontratën trajnerit Vincent Kompany deri më 30 qershor 2029.
Kontrata aktuale e belgut skadonte në verën e vitit 2027, por pas performancës së tij të shkëlqyer, drejtuesit e klubit vendosën t’i jepnin atij besim të plotë.
Kompany, 39 vjeç, mbërriti në Mynih në verën e vitit 2024 nga Burnley dhe fitoi titullin e Bundesligës në sezonin e tij të parë në krye të bavarezëve.
Këtë sezon, ai gjithashtu shtoi Superkupën e Gjermanisë në koleksionin e klubit.



