Zyrtare: Ky është dënimi i UEFA-së për Sergio Ramos

Zyrtare: Ky është dënimi i UEFA-së për Sergio Ramos

Mbrojtësi i Real Madrid, Sergio Ramos, u ndëshkua me karton të verdhë në fundin e ndeshjes kundër Ajaxit dy javë më parë, që do të thotë se do të mungojë për pezullim në ndeshjen e kthimit në ‘Bernabeu’.

Ramos e mori qëllimisht kartonin edhe pse fillimisht nuk u duk ashtu, por deklarata e tij pas ndeshjes e konfirmoi.

“E kisha në mendje kartonin, do të gënjeja nëse do të thosha që nuk e mora qëllimisht”. “Nuk është mirë të mendojmë se jemi kualifikuar, por vendosa që është më mirë të mungoj në ndeshjen e ardhshme. Do jem si tifoz në tribunë“, deklaroi 32-vjeçari, pa e ditur se kështu dënoi vetveten, përcjell Periskopi.

Mbrojtësi spanjoll e kuptoi gabimin dhe postoi një mesazh në Twitter, duke përgënjeshtruar veten. “Në një ndeshje ka shumë tension, vendimet duhen marrë për punë sekondash”. “Më vjen keq që nuk do jem me shokët e skuadrës për një ndeshje, nuk e mora qëllimisht kartonin e verdhë”.

Image result for Ramos yellow cards vs Ajax

Por UEFA ka vendosur të sanksionojë Sergio Ramos me dy ndeshje pezullimi, duke kuptuar se ai u ndeshkua me qëllim me të verdhë kundër Ajax që të mos luajë në ndeshjen e kthimit dhe të pastrohet në çerekfinale.

Ndëshkimi tani është zyrtar pasi Komiteti Disiplinor i UEFA-së hapi një procedurë disiplinore disa ditë më parë.

Ramos nuk do të luajë në ndeshjen e kthimit, si dhe do të mungojë në ndeshjen e parë çerekfinale në rast se Reali kualifikohet. /Periskopi/

Shpërndaje në: