Zyrtare: Ky është formacioni startues i FC Prishtinës në debutimin në Europa Ligë (Foto)
FC Prishtina sonte me fillim nga ora 20:00, do të ndeshet me skuadrën suedeze IFK Norrkoping në ndeshjet kualifikuese të Europa Ligë.
Në formacionin e hedhur në fushë nga trajneri Arsim Thaçi nuk shihet ndonjë befasi, pasi janë këta futbollistë që kanë mbajtur barrën e titullarëve në shumicën e ndeshjeve në kampionat.



