Zyrtare: Largohet Baba nga Chelsea

Zyrtare: Largohet Baba nga Chelsea

Baba Rahman është larguar nga Chelsea. Mbrojtësi anësor, ka nënshkruar kontratë një vjeçare me ekipin e Schalkes.

23-vjeçari ishte i huazuar gjatë sezonit të kaluar te skuadra gjermane, por për shkak të një lëndimi ai ishte rikthyer në “Stamford Bridge”.

Menjëherë pasi u rikthye nga lëndimi pas një kohe të gjatë, Baba u rikthye në Bundesliga.

Kujtojmë se Baba për Chelsean ka zhvilluar vetëm 15 paraqitje që nga transferimi i tij prej Augsburg në vitin 2014.

Shpërndaje në: