Zyrtare: Largohet pas suksesit historik (Foto)

Zyrtare: Largohet pas suksesit historik (Foto)

Trajneri italian, Paolo Tramezzani ka befasuar të gjithë.

Ai është larguar nga skuadra e Luganos, drejtimin e së cilës e mori në janar të këtij viti.

Ish ndihmëses trajneri i Kombëtares shqiptare ka kërkuar nga presidenti i skuadrës, Angelo Renzetti që të lirohet nga kontrata, shkruan Express.

“Mbrëmë kam dëgjuar shpjegimet e trajnerit dhe ne kemi vendosur së bashku që të ndërpresim bashkëpunimin. Unë nuk kam bërë asnjë problem për shkak se arsyet e dhëna sipas mendimit tim janë të rëndësishme”, ka deklaruar Renzetti për faqen zyrtare të klubit.

Renzetti ka zbuluar se Tramezzani do ta nisë një aventurë të re, por nuk ka bërë të ditur se cilën skuadër do ta drejtoj në sezonin e ri.

Kurse, Tramezzani, i cili e dërgoi skuadrën në Europa League, ka falënderuar Renzetti për bashkëpunimin që ka pasur për pesë muaj.

https://www.facebook.com/footballclublugano/posts/1340932889321077

Shpërndaje në: