Zyrtare: Leeds transferon një nga yjet e Realit
Leeds United ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje për blerjen e Kiko Casillas së Real Madridit.
Portieri nënshkroi kontratë katër vite e gjysmë me ekipin e Bielsas, përcjell Periskopi.
Goal kishte raportuar për takimet mes ekipit dhe 32 vjeçarit, por tani është arritur marrëveshja dhe ai i bashkohet skuadrës që po shihet favorit për ngjitjen në Premier Ligë sezonin e ardhshëm.

Casilla ka mbi 300 paraqitje me ekipet seniore, përfshirë një paraqitje për Spanjën.
Ai fitoi ftesën e kombëtares pas përformancave të jashtëzakonshme që pati mes vitit 2011 dhe 2015, sa ishte pjesë e Espanyol. /Periskopi



