Zyrtare: Leo Messi rikthehet te Argjentina

Zyrtare: Leo Messi rikthehet te Argjentina

Pas një mungese të gjatë, Leo Messi edhe zyrtarisht do të rikthehet të luajë te kombëtarja e Argjentinës. 

Ylli i Barcelonës nuk veshi fanellën e ‘Albiçelestëve’ që nga eliminimi në Kampionatin Botëror, kur pësuan humbje 4-3 nga Franca.

Për dy ndeshjet miqësore të marsit, Messi ka vendosur të rikthehet tek kombëtarja, me qëllimin e vetëm triumfin në Kupën e Amerikës që mbahet sivjet, transmeton Periskopi.

Image result for messi argentina vs france

Argjentinas do të ndeshet fillimisht me 22 mars me Venezuelën, ndërsa pas katër ditëve do ta ketë përballë Marokon.

31-vjeçari ishte tejet i zhgënjyer me eliminimin nga Botërori, dhe vendosi të pushonte disa ndeshje, edhe pse flitej për një pensionim të perhershëm. /Periskopi/

Shpërndaje në: