Zyrtare: Liverpool arrin marrëveshje me talentin e Sportingut | Ai shihet si zëvendësim i Coutinhos
Sulmuesi i Sportingut, Gelson Martins mund të kalojë në Liverpool si zëvendësim i Philippe Coutinhos, sipas gazetës britanike ‘The Mirror’, zyrtarët e Liverpoolit janë takuar me sulmuesin.
Është raportuar nga ‘Mirror’ se anësori portugez do të jetë objektivi kryesor në këtë muaj dhe se klubi nga ‘Anfieldi’ dhe Martinsi janë pajtuar për kushtet e kontratës, transmeton Periskopi.


Megjithatë, klauzola e 22 vjeçarit është 57 milionë euro dhe tash mbetet të shihet se sa do të kërkojë Sportingu për portugezin.
Sipas raporteve, Martins do të joshet me pagën që do të ofronte Liverpool, pasi që ata janë të gatshëm të ofrojnë pesë herë më shumë sesa fiton portugezi në Sporting. /Periskopi



