Zyrtare: Liverpool bën një tjetër lëvizje të mrekullueshme
Pas Andrew Robertson, Liverpool ka njoftuar se ka arritur marrëveshje edhe me mbrojtësin e djathtë, Trent Alexander-Arnold.
20 vjeçari ka nënshkruaj kontratë afatgjate me ‘Të Kuqtë’, që do ta mbaj në Anfield edhe për pesë vitet e ardhshme, përcjell Periskopi.
”Jam i ngazëllyer dhe shumë krenar”, tha pas rinovimit anglezi.
“I’m ecstatic and really proud” ❤️@trentaa98 has signed a new long-term contract with the Reds…https://t.co/ZU7lsKR7r2
— Liverpool FC (@LFC) January 19, 2019
”Kur klubi më ofroi kontratën e re, unë nuk kisha asnjë dyshim. Tashmë na duhen vetëm sukseset”.
”Bashkë mund t’ia dalim”, deklaroi ish anëtari i akademisë së Liverpool.
Alexander-Arnold ka bërë 67 paraqitje për ekipin senior që nga sezoni 2016/17, duke shënuar katër gola. /Periskopi



