Zyrtare: Liverpooli konfirmon largimin e yllit të madh (Foto)
Liverpooli e ka konfirmuar se Emre Can do të largohet nga ‘Anfield’
Emre Can iu bashkua Liverpoolit në vitin 2014 nga Bayer Leverkusen dhe ka realizuar 167 paraqitje me ‘Të Kuqtë’, shkruan Periskopi.
Mesfushorit gjerman i skadon kontrata në fund të këtij muaji dhe ka refuzuar që të vazhdojë me Liverpoolin.
Can pritet që t’i bashkohet Juventusit si transfer i lirë, ndërsa edhe John Flanagan do të largohet përfundimisht nga Liverpooli. /Periskopi/



