Zyrtare: Llapi prezanton dy transferime të mëdha (Foto)
Fiton Hajdari dhe Bledar Hajdini nga edicioni i ardhshëm do ta veshin fanellën e Llapit
Klubi i Llapit sot ka kryer dy transferime fantastike dhe në ditët e ardhshme pritet që të ketë edhe prurje të reja, pasi Tahir Batatina kërkon që ta bëjë një skaudër konkurruese për edicionin që po vjen, shkruan Periskopi.
Llapi transferoi Hajdinin dhe Hajdarin nga Trepça ’89.
“Fiton Hajdari, 26 vjeç, i lindur më 19.09.1991 në Podujevë. Ish-futbollist i Hysit, Trepçës, e së fundmi Trepçës ’89 i rikthehet Llapit për herë të dytë pasi edhe në edicionin 2014/15 ishte pjesë e klubit në Ligën e Parë. Hajdari ka shënuar golin historik në Ligën e Kampionëve për Trepçën ’89. Pozitat e preferuara të Hajdarit ku ai luan janë sulmues i krahut të majtë si dhe mesfushor-sulmues.
“Bledar Hajdini, 22 vjeç, i lindur më 19.06.1995 në Fürstenfeldbruck të Gjermanisë. Ish-portieri i Hysit, Prishtinës së fundmi Trepçës ’89 dhe anëtar i Përfaqësueses së Kosovës edhe zyrtarisht në edicionin e ardhshëm do mbroj në portën e Llapit. Në edicionin e kaluar, Hajdini pati paraqitje tejet të mira duke mbajtur plotë 18 herë portën e paprekur, ndërsa gjatë edicionit 2016/18 arriti të shpallej kampion me Trepçën ’89 ku edhe morri pjesë në garat e Ligës së Kampionëve,” thuhet në njoftimin e klubit të Llapit. /Periskopi/



