Zyrtare: Lojtari i Romës transferohet në Chelsea (Foto)
I erdhi fundi telenovelës Emerson – Chelsea. Futbollisti i Romës ka arritur marrëveshje me Blutë e Londrës.
Sipas mediave britanike dhe italiane, anësori brazilian pritet që gjatë ditës së nesërme të zyrtarizohet si futbollisti i Chelseat.
Emerson pritet të nënshkruar kontratë katër-vjeçare, kurse kampionit të Premierligës do t’i kushtoj afro 20 milionë euro.
23-vjeçari erdhi te Roma nga skuadra e Santosit. Ai poashtu luajti edhe për klubin e Palermos.




