Zyrtare: Lyon konfirmon të ardhmen e Nabil Fekir

Zyrtare: Lyon konfirmon të ardhmen e Nabil Fekir

Nabil Fekir do të qëndrojë te Lyon

U përfol shumë në media se Liverpool dhe Lyon kanë arritur marrëveshje për transferimin e Nabil Fekir në ‘Anfield Road’, por ky i fundit do të qëndrojë te klubi francez edhe për edicionin e ardhshëm, shkruan Periskopi.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare pak minuta më parë, Lyon ka bërë të ditur sa janë mbyllur negociatat me Liverpoolin dhe se nuk është arritur asnjë marrëveshje me Fekir që do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit nga Ligue 1.

Liverpooli e kishte prioritet Fekirin, por ky i fundit nuk i ka bindur ata në teste mjekësore, pasi në tre sezonet e fundit 24-vjeçari kishte pësuar tri herë lëndimë të gjurit. /Periskopi/

Shpërndaje në: