Zyrtare: Manchester City konfirmon transferin 35 milionësh
Skuadra nga Premier Liga angleze ka konfirmuar se kanë nënshkruar me portierin 23 vjeçar, Ederson.
Ederson deri më tani futbollin e tij e ka zhvilluar tek skuadra e Benfikës.
Braziliani nënshkroi kontratë pesë vjeçare me klubin nga Etihad dhe pritet që gjatë ditës së sotme të kompletohet transferi.

Kështu Ederson bëhet transferi i dytë i Cityt për këtë verë, pas Bernardo Silvas që erdhi nga Monaco. /Periskopi/



