Zyrtare: Manchester City transferon për 65 milionë euro këtë lojtarë nga La Liga (Foto)
Manchester City ka transferuar qendërmbrojtësin baskë të Athletic Bilbaos, Aymeric Laporte
Skuadra angleze Manchester City dhe ajo spanjolle, Athletic Bilbao kanë arritur marrëveshje për transferimin e Aymeric Laporte.
Lojtari brenda pak orësh do të arrijë në Manchester, ku do të nënshkruaj kontratë me liderët e Premierligës. Për shërbimet e tij, City do të paguajë 65 milionë euro, aq sa është edhe klauzola e tij, shkruan El Pais.
Ky nuk pritet të jetë transferimi i vetëm i Cityt në këtë afat kalimtar, pasi janë shumë pranë edhe mesfushorit brazilian të Shakhtar, Fred.




