Zyrtare: Manchester United arrin marrëveshje me Alexis Sanchezin

Zyrtare: Manchester United arrin marrëveshje me Alexis Sanchezin

Alexis Sanchez ka pranuar kushtet e kontratës me Manchester Unitedin, sipas disa raportimeve.

Kiliani u la jashtë skuadrës së Arsenalit, në humbjen e londinezëve ndaj Bournemouthit të dielën, derisa Wengeri e konfirmoi se largimi i sulmuesit është ‘i pashmangshëm’.

Është pritur që Manchester City të mbyllë një marrëveshje me Sanchezin, por Manchester United që tani është favoritë për ta marrë 29 vjeçarin pasi që mposhtën liderin e Premier Ligës me ofertën e tyre, transmeton Periskopi.

Manchester United janë të gatshëm të bëjnë Sanchezin, lojtarin më të paguar në Premier Ligë, paga e tij javore pritet të jetë afërisht 450 mijë euro.

Skuadra e Mourinhos janë të gatshëm të paguajnë Arsenalit 34 milion euro, që është vetëm 6 milionë më pak se sa ‘gunners’ kërkuan.

Dhe sipas Gianluca Di Marzio, Manchester United kanë arritur akord me Sanchez dhe reprezentuesin e tij./Periskopi

Shpërndaje në: