ZYRTARE: Manchester United e lë të lirë Zlatan Ibrahimovicin (Foto)

ZYRTARE: Manchester United e lë të lirë Zlatan Ibrahimovicin (Foto)

Zlatan Ibrahimovic nuk është më pjesë e Manchester United.

Manchester United ka dorëzuar në federatën e Anglisë me lojtarët për sezonin e ri dhe aty nuk figuron emri i sulmuesit suedez.

Agjenti i Ibrahimovic, Mino Raiola ka deklaruar se klienti i tij ka oferta të shumta dhe se do të qëndrojë në futbollin evropian.

Ibra për momentin është duke u rikuperuar nga lëndimi i gjurit që kishte pësuar në një ndeshje të United.

35 vjeçari në 28 paraqitje për ‘djajët e kuq’ ka shënuar 17 gola. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: