Zyrtare: Manchester United është në bisedime me Real Madridin për sulmuesin e tyre (Foto)

Zyrtare: Manchester United është në bisedime me Real Madridin për sulmuesin e tyre (Foto)

Manchester United është  i sigurt se do ta transferojnë Alvaro Morata dhe do të vazhdojnë negociatat me Realin për reprezentuesin spanjoll, sipas burimeve të Sky Sports, transmeton Periskopi.

Poashtu Sky Sports News HQ ka kuptuar se në marrëveshje nuk do të përfshihet David De Gea.

Sky italian raportoi të martën mbrëma se United ka dërguar një ofertë prej 52.4 milionë funte por që është refuzuar nga kampionët e La Ligas dhe Ligës së Kampionëve, pasi Reali dëshiron rreth 78 milionë funta për Moratan.

Alvaro Morata scored 20 goals for Real Madrid last season

Morata ka shënuar 20 gola në sezonin e kaluar

 

Morata është synimi kryesor i ‘djajëve të kuq’ pas dështimit të transferimit të Antoine Greizmann.

Ylli spanjoll ka shënuar 21 gola në të gjitha garat në këtë sezon për ‘los blancos’. /Periskopi/

Shpërndaje në: