Zyrtare: Mancini largohet nga Zeniti, çështje ditësh se kur do ta merr drejtimin e Italisë
Roberto Mancini ka ndërprerë bashkëpunimin me Zenti St Peteresbourg
Trajneri i njohur italian ka hequr dorë nga paga 13 milionë euro në vit, ndërsa pas disa ditësh pritet që ta marrë drejtimin e Kombëtares së Italisë ku do të përfitojë vetëm 2 milionë euro në vit, transmeton Periskopi.
“Zenit dhe Roberto Mancini janë pajtuar për ta ndërprerë bashkëpunimin,” thuhet në komunikatën e klubit rus.
“Kontrata e Mancinit do të përfundojë më 14 maj 2018. Roberto Mancini iu bashkua Zenitit me 1 qershor 2017 dhe ka shërbyer për klubin në 44 ndeshje, ku ka arritur 21 fitore, 13 barazime dhe 10 humbje,”. /Periskopi/



