Zyrtare: Merret vendimi, ja kur luhet River Plate – Boca Juniors
Ndeshja e dytë e finales së Copa Libertadores midis Boca Juniors dhe River Plate do të luhet jashtë Argjentinës më 8 ose 9 dhjetor në një vend që ende nuk është konfirmuar, njoftoi Konfederata e Futbollit të Amerikës Jugore (Conmebol).
Presidenti i Boca Juniors, Daniel Angelici ishte kryefortë në qëndrimet e tij për këtë ndeshje, duke i dërguar edhe një letër Conmebol që River Plate të skualifikohet pas sulmeve që iu bënë shtabit dhe lojtarëve të Bocas, përcjell Periskopi.
Homologu i Angelici, Rodolfo D’Onofrio ishte gjithashtu i pranishëm, siç ishte Robert Harrison, kreu i Shoqatës së Futbollit të Paraguait, që shpuri në spekulime se ndeshja mund të luhet në Asunción por Brazili dhe Italia gjithashtu janë ofruar për ta pritur ndeshjen e dytë. Ndeshja e parë përfundoi 2-2 në stadiumin Boca’s Bombonera.

Vendimi i Conmebol për të zhvendosur ndeshjen nga Argjentina mund të ketë qenë i ndikuar nga Samiti i G20, i cili fillon të premten në Buenos Aires dhe do të marrë shumë nga policia e qytetit dhe burimet e sigurisë.
Me Botërorin e Klubeve që fillon më 12 dhjetor, Conmebol ka nevojë që situata të zgjidhet sa më shpejtë, në mënyrë që Amerika e Jugut të ketë një përfaqësues në këtë Botëror, ku Evropa do përfaqësoshet nga Real Madridi./Periskopi/



