Zyrtare: Merret vendimi për Ronaldon, ja sa mungon
UEFA ka publikuar vendimin për Cristiano Ronaldon, i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Valencia.
Lajmi i mirë është që ylli portugez do luajë ndaj Manchester United, në Old Trafford por Allegri nuk mund të llogarit në shërbimet e tij për ndeshjen e së martës ndaj Young Boys.
Ashtu siç pritej, 33-vjeçari do mungojë vetëm një ndeshje pasi edhe kartoni i kuq u konsiderua i padrejtë, i dhënë nga gjyqtari Felix Brych./Periskopi/



