Zyrtare: Milan prezanton zëvëndësuesin e Higuain
Pasi Gonzalo Higuain kompletoi lëvizjen te Chelsea, Milan ka prezantuar gjithashtu transferimin më të ri.
Bëhet fjalë për sulmuesin e Genoas, Krzysztof Piatek, i cili i ka kushtuar ‘Rossonerëve’ plotë 35 milionë euro, raporton Periskopi.
23 vjeçari ka nënshkruar kontratë 4 vite e gjysmë me Milanin, derisa ka qenë në formë fantastike këtë sezon, ku në 21 paraqitje ka shënuar 19 gola.
Krzysztof Piatek is officially a Rossoneri player! ?? ?? https://t.co/qOtWaktdT2#WelcomePiatek pic.twitter.com/9ALKFOxfjp
— AC Milan (@acmilan) January 23, 2019
Piatek do të prezantohet nesër në orën 13:00, kurse do të bashkohet me shokët e skuadrës së tij për sesionin e parë të trajnimit të planifikuar për orën 15.30. /Periskopi



