Zyrtare: Milani kompleton edhe një transferim (Foto)
Andrea Bertolacci është transferuar zyrtarisht në Genoa me huazim nga Milani, duke kompletuar një rikthim në klubin e tij të mëparshëm.
Mesfushori italian pas prurjeve të fundit nga Rossonerët ka vendosur të largohet nga San Siro, duke e ditur që minutat e tij do të jenë të pakët dhe ka zgjedhur ekipin e Genoas.
“Klubi i futbollit Genoa njofton se kemi formalizuar nënshkrimin e përkohshëm të mesfushorit Andrea Bertolacci”, thuhet fillimisht në deklaratën e lëshuar.
26-vjeçari ishte në një marrëveshje bashkëpronësie me Romën, klubin ku ai filloi karrierën e tij, derisa Giallorossët blenë gjysmën tjetër të kontratës së tij në vitin 2015.
Bertolacci u shit pastaj në Milan për 20 milionë euro, por luftoi për të bërë një ndikim në San Siro për shkak të lëndimeve dhe formës së dobët.




