ZYRTARE: Milani nuk ndalet, kompleton edhe një transferim (Foto)

ZYRTARE: Milani nuk ndalet, kompleton edhe një transferim (Foto)
Fabio Borini është lojtar i Milanit.

Pas kalimit me sukses të testeve mjekësore, sulmuesi italian ka nënshkruar me Milanin.

Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare të skuadrës italiane.

Borini bëhet sulmuesi i dytë i transferuar nga Milani këtë verë, ndërsa lojtari i pestë që i bashkohet skuadrës së Vincenzo Montella.

“Ac Milan njofton se ka transferuar Fabio Borinin nga Sunderland. Kontrata nënkupton se lojtari do të bashkohet me klubin në formulën e huazimit, me detyrim të blerjes në fund të sezonit”, thuhet në njoftimin e Milanit.

Shpërndaje në: