Zyrtare: A mund të transferohet Griezman te Reali ose Man Utd?
Kështu ka thënë presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, i cili thotë se një gjë e tillë nuk ka shanse të ndodhë.
“Unë nuk besoj se ka ndonjë mundësi që Griezmann të shkojë në Real Madrid ose në ndonjë skuadër tjetër”, deklaroi Cerezo.
“Me Real Madridin kemi marrëdhënie fantastike dhe kemi një respekt të ndërsjellë si fqinjë”, shtoi ai.
Për francezin besohet se interesohet edhe Manchester United, mirëpo kjo deklaratë e të parit të Atleticos, me gjasë shuan shpresat e klubit nga Old Trafford. /Periskopi.com



