Zyrtare: Naser Aliji transferohet në skuadrën italiane (Foto)

Zyrtare: Naser Aliji transferohet në skuadrën italiane (Foto)

Futbollisti shqiptar, Naser Aliji është bërë me skuadër të re.

I lindur në Kumanovë, Aliji ka nënshkruar kontratë me klubin italian, Virtus Entella që bën gara në Serie B.

Klubi i ri i shqiptarit në 22 paraqitje ka grumbulluar vetëm 24 pikë dhe gjendet në pozitën e 16’të.

Kujtojmë se Aliji luajti për skuadra si: Basel U21, Basel, Vaduz dhe Kaiserslautern.

Shpërndaje në: