Zyrtare: Ndeshja e Superkupës së Kosovës luhet në stadiumin e Prishtinës
Drita dhe Prishtina do të takohen më 13 gusht në kuadër të Superkupës së Kosovës me ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin e Prishtinës
Drita si kampione e Vala Superligës dhe Prishtina si fituese e Kupës së Kosovës do të takohen më 13 gusht në kuadër të Superkupës, shkruan Periskopi.
Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës me anë të një njoftimi, ku edhe ka paralajmëruar se ndeshja do të luhet në Stadiumin e Qytetit në Prishtinë.
“Ndeshja e Superkupës ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, e paraparë të luhet më 12 gusht, është zhvendosur për datën 13 gusht (e hënë) në orën 20:00 në Stadiumin e Qytetit në Prishtinë,” thuhet në njoftimin e FFK-së. /Periskopi/



